Përfundon takimi mes Bashës dhe kongresmenëve amerikanë

Shqipëria

Përfundon takimi mes Bashës dhe kongresmenëve amerikanë

Më: 10 maj 2017 Në ora: 18:49
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha

(E plotesuar) Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Kongresit amerikan dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta, ku shtatë kongresmenët amerikan ishin të shoqëruar edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu.

Të pranishëm në takim kanë qenë edhe alatët e PD-së, Fatmir Mejdiu dhe Vangjel Dule.

Kongresistët amerikanë takohet me kryetarin e PD-së, Basha

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot delegacionin e përbërë nga shtatë kongresistë amerikanë, të cili kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatteka.

Siç njoftojnë mediat nga Tirana, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së,  Edi Paloka dhe deputeti i PD-së, Aldo Bumçi takuan delegacionin e kongresistëve amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat