Lulzim Basha i përgjigjet ashpër komisionerit Hahn

Shqipëria

Lulzim Basha i përgjigjet ashpër komisionerit Hahn

Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:18
Lideri i opozitës Lulzim Basha

Disa orë pas publikimit të letrës së hapur që eurokomisioneri Johannes Hahn i adresonte shqiptarëve dhe drejtpërdrejt PD-së, ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha.

Në ditën e 88 në çadrën e opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar betejën e popullit opozitar si betejën më patriotike që ka njohur Europa në këto vite. E duke folur për vlerat e Europës, zgjedhjet e lira,  shtetin ligjor, Lulzim Basha i është përgjigjur me ironi Johannes Hahn-it, duke thënë se demokratët e thjeshtë i njohin këto vlera “më mirë se ndonjë europian”.

"E kërkuam rrugëdaljne nga kjo gjendje e rëndë kudo. Në luftën dhe përballjen tonë parlamentare, në përpjekjet me çdo faktor të goditur nga qeveria e inkriminuar e Edi Ramës. Veç e veç nuk e gjetëm dot, sepse shpëtimi ishte dhe duhet të ishte në rrugën e bashkimit që ju i dhatë me fytyrat tuaja, zërat tuaja e shpirtin tuaj më 18 shkurt, tash e 88 ditë e netë...përballë shëmtisë së fytyrave kriminale të banditëve me pushtet, përballë arrogancës së pushtetarëve të majmur.

Në asnjë cep të kontinentit euriopian nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e europës se në këtë shesh të lirisë. Europa e vlerave është europa e zgjedhjeve të lira. Po to nuk kishte për të patur kurrë europë. Europa e vlerave është europa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe nuk ngren në pushtet kriminelin... europa e vlerave është europa e demokracisë së vërtetë, jo me votime moniste...

E c’jua them unë juve këto, ju i dini këto shumë mirë, madje më mirë se ndonjë europian.

Kukumjaçkat e republikës së vjetër nuk na shkurajojnë dhe nuk na ndalin nga kauza jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Teksa marshojmë të sigurt drejt të vetmit destinacion që e pret këtë popull, ndjejmë mbi supet tona, peshën e sfidës dhe të përgjegjësisë me të cilën na përball historia. Të ulim kokën para drogës e narko-republikës e cila nuk do zgjedhje të lira, por një parlament të diktuar nga krimi, nga droga... apo të çohemi e të bashkohemi të gjithë këtu me 13 maj ditën e shtunë!

Në një protestë që nuk është vetëm protestë, në një manisfetim që nuk është vetëm manifestim, në një bashkim që do të ketë një emër, e do të hyjë në histori si referendumi për Republikës e Re.”-tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat