Basha flet nga selia e PD: S’ka zgjedhje pa qeveri teknike

Shqipëria

Basha flet nga selia e PD: S’ka zgjedhje pa qeveri teknike

Më: 13 maj 2017 Në ora: 14:27
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi ka mbyllur fjalën e tij para protestuesve në protestën e organizuar ditën e sotme nga opozita, është drejtuar për në selinë blu.

I shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PR Fatmir Mediu dhe ish-aleati i Ramës Eduart Ndocaj, kreu i PD-së është pritur me ovacione dhe me thirrjet ‘Rama ik’, ndërsa edhe para tyre ka mbajtur një fjalim të shkurtër.

“Vëllezër dhe motra, me përkushtimin tuaj e keni vrarë frikën e cdo zemre të shqiptari dhe shqiptareje, Shqipëria sot merr frymë me shpresë, besim dhe vendosmëri se kurajo juaj, qëndresa juaj, bashkimi juaj e mposhti të keqen. Kjo është shtëpia e demokratëve, kjo është shtëpia e lirisë, pra e çdo shqiptari që ndihet apo do të jetë i lirë. Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re, e vetmja e vërtetë dhe e drejtë që njohim ligjërisht.

Tani shpallëm së bashku të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe këto e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ketë vetëm me një qeveri teknike, opozita e shpalli, opozita e thirri por e juaja është merita, e juaja ishte sakrifica e juaj dhe jona do jetë përgjegjësia për ti shkuar deri në fund. Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat