Mediat franceze: Kanabisi në Shqipëri po shfaros bletët, 50% e tyre janë zhdukur

Shqipëria

Mediat franceze: Kanabisi në Shqipëri po shfaros bletët, 50% e tyre janë zhdukur

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:25
Ilustrim

Jehona e fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ka mbërritur deri në mediat franceze.

"Le Courrier des Balkans” ka dhënë alarmin për këtë fenomen, që është trajtuar dhe nga media të tjera të njohura në Francë, si p.sh., në “TV 5 Monde”, që e quan këtë dukuri një katastrofë ekologjike.

Artikujt referojnë si shkakun kryesor të këtij fenomeni pesticidin e fortë të përdorur për të kultivuar hashashin, teksa theksohet fakti se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat