Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

Shqipëria

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:34
Arben Frroku

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri.

Ky ishte vendimi i Gjykatës së Holandës për Frrokun, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013.

Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të  vitit 2015, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë.

Pak javë më parë edhe vëllai i Arben Frrokut, ish-deputeti Mark Frroku është dënuar me 7.6 vite burg dhe ndodhet në qeli për akuzën e pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat