Bojaxhi: Opozita nuk është monopol dhe nuk merret me tapi

Shqipëria

Bojaxhi: Opozita nuk është monopol dhe nuk merret me tapi

Më: 17 maj 2017 Në ora: 06:18
Gjergj Bojaxhi

Kreu i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se opozita nuk është monopol dhe nuk merret me tapi.

Pjesë nga biseda:

Bojaxhi: Në radhë të parë Shqipëria ka një krizë vlerash. Përgjegjësia që Shqipëria është në këtë pikë nuk është as hashashi dhe as çadra. Ato janë pjesë të problemit. Ne mendojmë që partitë që janë sot në pushtet kanë kapur shtetin dhe administratën dhe si pasojë kanë krijuar deformime në shoqëri. Nga ana tjetër, ne mendojmë se opozita nuk është as monopol dhe as nuk është me tapi.

Sulçe: Jeni kundër çadrës?

Bojaxhi: Jo nuk jemi kundër. Shumë mirë që po bëhet. Është një mënyrë alternative. Në 90-n kur u çuan shqiptarët u çuan për pluralizëm politik dhe jo për dualizëm politik. Edhe monopolizimi i opozitës është investim fillestar për të monopolizuar nesër pushtetin. Ne nga kjo vuajmë. Ne mendojmë që edhe sikur të bien dakord për hashashin, ne mendojmë se duhet të kemi besim tek qytetarët dhe se ata duhet të kenë besimin që ta ndëshkojnë të keqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat