LSI reagon ashpër: T’i jepet fund teatrit, palët të pranojnë pikë për pikë paketën “McAllister”

Shqipëria

LSI reagon ashpër: T’i jepet fund teatrit, palët të pranojnë pikë për pikë paketën “McAllister”

Më: 17 maj 2017 Në ora: 12:46
Kryetari i LSI-së Petrit Vasili

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas refuzimit të bërë nga kryeministri Edi Rama të paketës “McAllister” që do të zgjidhte krizën politike në vend duke e futur opozitën në zgjedhje.

Përmes një deklarate për mediat kreu i LSI-së Petrit Vasili tha se nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike.

“Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat