Kërkesa për pavlefshmërinë e listave për deputet, Kolegji shtyn seancën

Shqipëria

Kërkesa për pavlefshmërinë e listave për deputet, Kolegji shtyn seancën

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:45
Kolegji zgjedhor

Kolegji zgjedhor ka marrë sot vendim të shtyjë seancën për në datën 22 maj.

Më herët Partia Agrare Ambientaliste mbi pavlefshmërinë e listave të kandidatëve për deputet, pas marrëveshjes Rama-Basha.

Ndërsa kreu i Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka, ka deklaruar se nuk do të tërheqë ankimimin e bërë duke shtuar se një proces ligjor konsiderohet i tillë vetëm kur  e vendos gjykata.

Kolegji u mblodh në orën 10:00 dhe relatori i çështjes Astrit Kalaja njoftoi se seanca do të shtyhet pasi do të duhet të jenë të pranishme të gjitha partitë që janë regjistruar në KQZ si palë interesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat