Marrëveshja PD-PS, reagon ashpër PDIU: Tani festoni me një cigare hashash bashkë

Shqipëria

Marrëveshja PD-PS, reagon ashpër PDIU: Tani festoni me një cigare hashash bashkë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:30
Mesila Doda

Pakti mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha duket se nuk pritur mirë nga PDIU.

Përmes një reagim në profilin e saj në ‘Facebook’, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda thotë se PD-ja paska pasur hallin që të qeverisnin me PS-ja dhe jo të hashashit.

Po ashtu, Doda thotë se me këtë pakt mund të mos bëhen zgjedhje fare dhe të dy palët të festojnë bashkë me nga një cigare hashash.

“Dhe ta mendosh që kemi tre muaj që bëjmë thirrje për dialog për rritjen e standarteve të zgjedhjeve e për më shumë garanci për opozitën… këto paskan pas hallin e qeverisë PD+PS dhe të zhdukin të tjerët? Domethënë çadra vetëm hallin e PS dhe hashashit nuk paska pas…tani edhe mund të mos bëni më zgjedhje se qeverinë e betë dhe festoni me një cigare hashash bashkë”, – shkruan Doda në “Facebook”.

Rama dhe Basha, konkretizuan ditën e sotme një marrëveshje politike, ku PD-së i jepen 6 ministra dhe disa poste drejtorësh në mënyrë që ajo të hynte në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat