Basha paralajmëron Ramën: Kjo ishte vetëm nxemja! Javën e ardhshme nis marshimi...

Shqipëria

Basha paralajmëron Ramën: Kjo ishte vetëm nxemja! Javën e ardhshme nis marshimi...

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:49
Lulzim Basha

Në një deklaratë surprizë në çadrën e opozitës, kur tashmë pritej që Lulzim Basha të deklaronte mbylljen e saj me arritjen e marrëveshjes, kryedemokrati është shprehur se kjo ishte vetëm një nxemje dhe se beteja e vërtetë do të fillojë javën e kaluar.

Basha është shprehur se prej 90 ditësh në çadrën e opozitës qeveria nuk ra e plotë por vetëm gjysma e saj, por nga ana tjetër, sipas liderit të opozitës, protesta e PD-së ka rrëzuar muret e kështjellës së mykur të Republikës së Vjetër.

Basha është shprehur se javën tjetër nis beteja e vërtetë, ajo e marshimit të qytetarëve drejt Republikës së Re. 

Mbetet ende për t'u parë nëse çadra e opozitës do të mbyllet sot apo jo.

Fjala e Bashës:

Vëllezër dhe motra zonja dhe zotërinj qytetarë dhe qytetare të reja e të rinj... plot 90 ditë më parë ju nisët një rrugëtim epik qytetar patritotik, paqësor, europian dhe të vendosur për të mos pranuar më me kokën poshtë gjendjen e mjerë të vendit për të treguar të vërtetën tuaj, të familjeve tuaja dhe të mbarë Shqipërisë, për ti treguar botës mbarë të vërtetën e dhimshme të Shqipërisë në zgjedhjet e drogës, krimit e korrupsionit... ju u bashkuat 90 ditë më parë në këtë shesh, i treguat Shqipërisë, Europës dhe mbarë botës për 90 ditë se shpresa nuk ka vdekur, se kurajoja triumfon mbi frikën dhe se drita e të vërtetës dhe drita e forcës të pathyeshme të një populli të tërë për demokraci të vërtetë do të ndricojë.

Ne u mblodhëm këtu me kurajon e gjithë secilit prej jush dhe të gjithë së bashku me kurajon e kësaj lëvizje, këtij bashkimi më të madh të shqiptarëve, nisëm qëndresën tonë të bashkuar. 90 ditë më parë, ju ishit shpiorti i qëndresës, rrefuzimi i të keqes, deri sot ju ishit shpresa e cdo shqiptari dhe shqiptareje, por sot ju, ne, jemi e ardhmja e Shqipërisë europiane.

Me forcën e kauzës tonë të drejtë, me pathyeshmërinë e qëndresës tuaj, kjo lëvizje shembi sot muret e mykur e kështjellës së republikës së vjetër. Muret e kështjellës së mykur të republikës së vjetër ranë vetëm prejh kurajës dhe qëndresës tuaj. Askush nuk na shtangu dot, askush nuk na kthen dot nga rruga që kemi nisur... 90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është më siç ishte dhe më parë, por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, nuk do të shpërndahet, por do të marshojë në çdo vend të Shqipërisë!

Kështjella e Republikës së Vjetër do të bjerë përfundimisht me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare.

Kurrë më parë në këto 27 vite që nga përmbysja e diktaturës, nuk ka njohur europa një bashkim të tillë zemrash e vullnetesh si kjo lëvizje e pathyeshme, sepse kjo lëvizje as nuk filloi dhe as nuk vazhdon për interesat politike apo pushtetin e një partiem, apo të një aleance apo të një personi,. Kjo lëvizje nisi për t'i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptar! Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndersdhme u kurorëzua sot, jo me rrëzimin e qeverisë, por vetëm gjysmën së saj. Me garanci të cilat duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund, por beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është vetëm nxemja! Ndeshja fillon pas një jave dhe ne marshojmë drejt fitores...

"Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale të asgjësimit të saj për ti hapur rrugë ëndrrës suaj të Republikës së Re. Angazhimi për reformën kushtetuese është flamuri i parë i rënë i republikës së vjetër që kurrë më ky vend të mos sundohet nga komploti ekonomik dhe politik, që kurrë më ky vend të mos jetë objekt i vjedhjes... reforma kushtetuese është shtrati që ju premtova për të ndërtuar së bashku një shtet dhe një qeveri ku shteti, pasuria dhe fati juaj, të jenë njëherë e përgjithmonë në dorën tuaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat