Nikoll Lesi lëshon “bombën”: Kam informacione se çfarë do ndodh pas zgjedhjeve

Shqipëria

Nikoll Lesi lëshon “bombën”: Kam informacione se çfarë do ndodh pas zgjedhjeve

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:44
Nikoll Lesi

Nikoll Lesi botues i gazetës “Koha Jonë” i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” ka deklaruar se marrëveshja e realizuar mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha është një pazar për bashkëqeverisje.

Sipas Lesit, e vetmja gjë pozitive e kësaj marrëveshje është vetëm shmangia e rrëmujave dhe nga ky pakt ka përfituar Edi Rama.

“Të them çfarë mendoj më aq sa kam informacion dhe kam informacion mjaftueshëm. Ky është një pazar. Një pazar që do vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Dëgjomëni mua. Ja këtu do jemi! Do të jetë një sistem dy partiak që do të përforcohet. Kjo marrëveshje ka vetëm një gjë pozitive që eleminoi rrëmujat e planifikuara me 18 qershor. Nga ky pakt për mua fitoi Rama, Basha është i humbur nga kjo marëveshje”, deklaroi Lesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat