Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar katër të rinjtë të cilët po marrin pjesë në Garës Ndërkombëtare të NASA-s, për Aplikacionin e Hapësirës 2017.
Rama i ka dhënë mbështetje Ema, Nikolini, Jurgeni, Fabjoni, Denisi dhe Al’Erti e ka kërkuar që të votohet projekti i tyre.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë foto të këtyre 4 të rinjve të mrekullueshëm shqiptarë, plot talent e ide inovatore, që kanë guxuar të provojnë dhe me projektin e tyre në skuadër ia kanë dalë të jenë ndër 142 konkurrentet e Garës Ndërkombëtare të NASA-s, për Aplikacionin e Hapësirës 2017
Ema, Nikolini, Jurgeni, Fabjoni, Denisi dhe Al’Erti, përmes aplikacionit “Blue Odyssey”, konkurrojnë me një mjet të realitetit virtual që i mundëson çdokujt të shohë në 3D pamjet e përtej qiellit, duke përdorur satelitët e NASA-s. ?
Le tu japim një mbështetje të fuqishme që projekti i tyre të marrë jetë përmes votës tonë në këtë link:https://2017.spaceappschallenge.org/challenges/ideate-and-create/space-jockey/teams/blue-odyssey/project