Blushi ironizon paktin Rama-Basha: Qeveriseshim nga 2K-të, sot qeverisemi nga 2R-të

Shqipëria

Blushi ironizon paktin Rama-Basha: Qeveriseshim nga 2K-të, sot qeverisemi nga 2R-të

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:04
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar në lidhje me paktin që u arrit para dy ditësh mes kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe kreut të qeverisë Edi Ramës.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Blushi thotë se deri dje Shqipëria qeverisej nga koalicioni 2K, duke pasur parasysh krenarisë dhe kanabistë.

Ndërsa për Blushin pas marrëveshjes së re, në Shqipëria tani është instaluar koalicioni 2R, Republika e Rilindjes.

“Deri dje qeveriseshim nga koalicioni 2K, Krenaristë dhe Kanabistë. Pas marrëveshjes së Edi Ramës me Lul Bashën do qeverisemi nga koalicioni 2R, Republika e Rilindjes”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se si pjesë e paktit të arritur mes Ramës dhe Bashës, opozita përfitoi 6 ministri, bashkë me zv/kryeministrin edhe disa ente të rëndësishme në vendin tonë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat