"Ramës i hoqëm gjysmën e qeverise, pjesën tjetër më 25 qershor!"

Shqipëria

"Ramës i hoqëm gjysmën e qeverise, pjesën tjetër më 25 qershor!"

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:38
Edi Paloka

Nuk pati tërheqje të opozitës nga rrëzimi i Ramës kryeministër, thjesht u shty largimi i tij nga pushteti me një javë.

Kështu argumenton kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, referuar arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha dhe shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare nga 18 qershori në datën 25.

“Nuk mund të themi që kemi qenë të ngurtë në kërkesat tona, shtymë largimin e Ramës deri më 25 qershor, i hoqëm gjysmën e qeverisë, pjesën tjetër ja heqim më 25 qershor. Synimi i kërkesave tona ishte i qartë, ne kërkonim që shqiptarëve t’u jepet besim dhe t’u jepet mundësia për të votuar lirisht,” tha Paloka në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Pjese nga intervista

A duhej ndërhyrja e SHBA-së që t’i thuhej “Po” paketës McAllister? 

Paloka: Në këtë vend është treguar që ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve. Është më mirë kur ndërkombëtarët nuk mbajnë anë, pra janë të paanshëm. Kur ata marrin një krah rrezikohet gjithçka. Ne morëm parasysh kërkesën e Uashingtonit. Nuk ishte më kërkesa McAllister, por McAllister+. Arsyet pse Basha refuzoi në fillim paketën janë dhënë, po ashtu dhe Rama e ka pranuar që refuzoi atë. Kërkesa e Uashtingon bëri që të arrinim një marrëveshje. Se më pas do shkonim në një situatë që nuk do ishte e këndshme për askënd. Marrëveshja u arrit në kohë dhe jep garanci për kërkesën që kishim

Deri më 18 maj, ka patur retorikë të ashpër të Bashës ndaj Ramës, tonet janë ulur tashmë, ka patur shtrëngim duarsh. Pse kaq e vështirë në dukje dhe me një përfundim të mirë?

Paloka: Është normale të shtrëngohen duart kur bën marrëveshje. Nuk ulesh me kallashnikov në dorë, por ulesh për dialog. Për mua akuzat dhe faktet janë po ato, nuk ka ndryshuar gjë. Mos mendoni se kanabisi u bë luledielli, dhe autori i kanabisit është Edi Rama. Por nëse prisni që liderët e partive të ulen për një marrëveshje e të kapen prej flokësh, kjo s’bëhet. Por nga akuzat asgjë nuk ka ndryshuar, se s’do kishim nevojë për marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat