Kryemadhi zgjedh Berishën dhe i bën block Ramës në telefon

Shqipëria

Kryemadhi zgjedh Berishën dhe i bën block Ramës në telefon

Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:37
Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka deklaruar në emsionin “Xing me Ermalin” se Edi Ramën e ka bllokuar në telefon që të mos ketë mundësi të komunikojë me të, ndërkohë që teksa është pyetur për politikanin që vlerëson më shumë ka dhënë emrin e Sali Berishës, pasi është menduar pak. 

Kryemadhi ka pohuar se Berisha është i zgjuar dhe mbi të gjitha korrekt që i qëndron marrëveshjes politike deri në fund. 

Me këtë pohim Kryemadhi i qëndron koherente deklaratave të vazhdueshme të Metës lidhur me Berishën dhe raportin preferencial me të, duke lene te kuptoje qe Rama nuk ka patur te njejten korrektesi ne raportet bashkepunuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat