Fatmir Mediu zbulon çfarë i tha Idrizi për marrëveshjen Rama-Basha

Shqipëria

Fatmir Mediu zbulon çfarë i tha Idrizi për marrëveshjen Rama-Basha

Më: 21 maj 2017 Në ora: 05:06
Fatmir Mediu

Frika nëse marrëveshja Rama-Basha do të penalizojë partitë e vogla është komentuar shumë ditët e fundit. Kryetari i PR, Fatmir Mediu në studion e lajmeve në Ora News zbuloi se çfarë i kishte thënë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi për këtë marrëveshje.

Mediu:  Jemi demokraci kushtetuese që bazohet në pluralizmin politike. Pluralizmi politik ka të bëjë me pluralizmin e ideve dhe të organizimeve politike që nuk mund ti kurorëzosh me marrëveshje.

Në plan të parë duket ferr sepse thuhet gjithësecila parti të kandidojë më vete, por sistemi është i tillë,  shumë ndëshkues për partitë për të kandiduar më vete sepse pragu elektoral shkon 8-9 % dhe është një situatë e papranueshme.  

Ky është një moment në pikëpyetje të kësaj marrëveshje për faktin se mendoj se krijon një artificë për të  shmangur influencën e partive të tjera. 

Zoti Idrizi me një lloj shakaje më tha: Fatmir ne u përpoqëm t’i fusim brenda dhe po dalim vetë jashtë nga kjo marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat