"Ja si i bëhet presion administratës të votojë kandidatët e PS"

Shqipëria

"Ja si i bëhet presion administratës të votojë kandidatët e PS"

Më: 21 maj 2017 Në ora: 15:59
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Nje tjeter denoncim ka shkuar ne adrese te ish kryeministrit Sali Berisha, ku flitet per presione para zgjedhjeve.

Sipas mesazhit te qytetarit dixhital, në Pukë administrata ndodhet nën presion që të votohet për kandidatët e PS-së.

Ja denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha: 

Qytetari dixhital denoncon: 

Falsitetin e urdhërit të Ramës për qëndrimin asnjanës dhe mospjesëmarrjen e adminstratës  në fushatë elektorale. 

Lexoni vet mesazhin e sapo ardhur nga Puka! sb 

"Përshendetje z. Berisha, sipas "urdhërit" të Edvin Ramës administrata publike nuk duhet të përdoret për fushatë, në këto çaste që po ju shkruaj e gjithë administrata e njësisë administrative Rrape (Puke) me në krye administratoren znj.Lula Mema dhe kryetarin Gjon Gjonaj janë mbledhur tek një lokal i quajtur "SH & SH" në hyrje të qytetit Fush-Arrëz dhe po u behet presion që të votohet po kandidatin Paulin Luli, të lutem shumë ma ruaj anonimatin."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat