Ligjet miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ja sa do dënoheni nëse shisni votën

Shqipëria

Ligjet miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ja sa do dënoheni nëse shisni votën

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:48
Parlamenti shqiptar

Para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit është mbledhur Komisioni i Ligjeve, i cili pritet t’i përcjellë Kuvendit paketën me propozime për ndryshimet në KQZ-së, ku është votuar unanimisht Klement Zguri në krye të institucionit të administrimit të zgjedhjeve.

Ndërkohë që anëtarët e komisionit të Ligjeve pritet që të dërgojnë në kuvend edhe ndryshimet në kodin zgjedhor që kanë të  bëjnë me dënimet për shitjen dhe tjetërsimin e votës së lirës.  

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka vendosur që dënimi për blerësin e votës të jetë 1-5 vite burg, ndërsa për ata që shesin votën të jetë nga 1-4 vite burg.

Nderkohe qe në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve vetë Denar Biba pranoi se ishte votuar në komision si anëtar i KQZ-së. “Komisioni i kaloi propozimet, të shohim në Parlament”,- tha ai.  

“Për mua ky rast është sfidë, vlerësim dhe kënaqësi. Kam 20 vjet që aderoj në KQZ dhe besoj se jam i vetmi me këtë eksperiencë. Gjithsesi kjo nuk është një punë që bëhet individualisht”, tha Zguri për mediat para se emri i tij të votohet në kuvend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat