Degjeneron gjuha në parlament! Paloka i përvishet Blushit: Na vjen këtu si i virgjër…!

Shqipëria

Degjeneron gjuha në parlament! Paloka i përvishet Blushit: Na vjen këtu si i virgjër…!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:28
Edi Paloka

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, salla është “veshur” pas 3 muajsh mungesë, me debate e replika mes palëve.

Ben Blushi ka kritikuar opozitën duke thënë se çadra e PD-së nuk arriti të bëjë dot realitet asnjë kauzë të saj, por nuk ka vonuar kundërpërgjigja ndaj tij.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve Edi Paloka e ka cilësuar Blushin si një politikan që bën si i “virgjër”.

 “Na vjen këtu si i virgjër, ka ardhur këtu me votat e PS. Na luan të virgjërin dhe na tregon çfarë duhet të bënte çadra. Nuk jemi këtu për të dëgjuar të virgjërit që janë qepur pas zhvirgjërimit”, u shpreh deputeti Edi Paloka.

Para ndërhyrjes “brutale” të Palokës, Ben Blushi dhe Edi Rama prej disa minutash po debatonin mes tyre, duke hedhur e pritur akuza. Pavarësisht se parlamenti ishte mbledhur për të votuar vettingun dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme, ende nuk ka nisur votimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat