3 muaj në pritje të Vettingut... në kuvend plas debati për bluzën që mban veshur Edi Rama

Shqipëria

3 muaj në pritje të Vettingut... në kuvend plas debati për bluzën që mban veshur Edi Rama

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:47
Kryeministri Edi Rama

3 muaj pas përfundimit të krizës politike dhe muaj me rradhë në pritje të nisjes së vettingut... por në seancën e jashtëzakonshme plenare ka nisur një debat për bluzën që mbante veshur kryeministri Edi Rama.

Kryeministri ka ardhur në seancën plenare fill pas një mitingu që pati me disa FRESSH-istë. Në bluzën e Ramës, shkruhej slogani i fushatës së PS-së, “Për Shqipërinë që Duam”.

Ky detaj është ngritur si shqetësim nga deputeti demokrat Astrit Patozi i cili deklaroi se kjo veshje është e papërshtatshme për sallën e parlamentit.

 “Kam një problem me veshjen e kryeministrit. E konsideroj shkelje e etikës”, tha Patozi.

E kështu ka nisur një debat për bluzën që mban veshur kryeministri. Në replikë me Patozin, por edhe me Blushin, i cili e akuzoi kryeministrin se po fut në qeveri Sali Berishën, Rama tha:

 “Veshja ime sot është modë dhe mesazh. Është mesazh për ata 1 milionë njerëz që votuan këtë qeveri, që sot ta kuptojnë se kjo qeveri ëhstë krjt tjetër nga ajo që përshkroi deputeti më i mërzitur nga marrëveshja këtu në sallë. Gjëja që kë ka ngjallur më shumë neveri ka qenë që mbas marrëveshjes, një lukuni e tërë personazhesh të katundit pollitik dhe mediatik u turrën për të hedhur baltë mbi marrëveshjen dhe zgjetën asnjë mënyrë elegante për ta bërë këtë”, tha Rama.

 Seanca e jashtëzakonshme është mbledhur këtë të martë dhe ka patur një rend dite të ngjeshur, por mesa duket, politikanët me ardhjen në parlament, kanë “rifreskuar” zakonin e vjetër... debatin për çështje të parëndësishme për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat