Rama braktis ministrat e rinj, nuk merr pjesë në ceremoninë e betimit

Shqipëria

Rama braktis ministrat e rinj, nuk merr pjesë në ceremoninë e betimit

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:06
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Pas votimit në Parlament mbrëmjen e djeshme, zv/kryeministri dhe ministrat e rinj i janë drejtuar menjëherë Presidencës për të bërë betimin.

Megjithatë, në ceremoninë e betimit nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama. Ministrat e rinj janë propozuar nga PD-ja pas marrëveshjes së arritur me 18 maj, mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Duket se Rama i ka ‘braktisur’ ministrat e rinj që në ditën e parë në këtë post.

Marrëveshja e arritur mes palëve bëri që opozita të rikthej në Parlament, pas më shumë se 3 muaj bojkot, si dhe protestës në çadër. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat