“Pse o Zot terroristët nuk vrasin politikanët? Rama: Lëre Zotin rehat dhe ushqe mendjen me lexime!

Shqipëria

“Pse o Zot terroristët nuk vrasin politikanët? Rama: Lëre Zotin rehat dhe ushqe mendjen me lexime!

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:06
Kryeministri Edi Rama

Ka mjaftuar një koment i Edi Ramës për Vettingun për të lënë hapësirë për një lum debatesh mes komentuesve në profilin e tij.

"Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD-së Por s’kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu”, ka shkruar Rama.   

KOMENTET: 

Komentuesi: Do e shikojme, po nuk u fut ne burg politikan per gërdecin dhe 21 janarin, vetingun zieje dhe pije tre here ne dite, pas buke sigurisht. 

Rama: Voto PS Alek se nuk ndertohet ne 44 muaj cfare eshte shkaterruar ne cerekshekulli 

Komentuesi: po ai ciceroni jot taulant balla qe ka humb kunder cunit sales edhe ti ske pa gjo akoma po vjen vetingu 

Rama: Mirese te vije Xhim Xhimi dhe mos e perdor fjalen ciceron pa i’a ditur kuptimin 

Komentuesi:  leri ato po pse u dorzove perpara bashes edi se me kte levizje ke humbur gjysmen e elektoratit 

Rama: Mos i qaj hallin elektoratit Kristo se nuk eshte budalla populli qe ta shikoje si dorezim nje marreveshje ne interes te Shqiperise; per Vetingun; per Zgjedhje te Pakontestuara; per negociatat me Bashkimin Europian 

Komentuesi: nëse do bashkeqeverisesh prap me bashen pas zgjedhjeve ske pse mëresh me vetting 

Rama: Voto PS Ledio qe te kemi timonin e qeverise pa te tjere ne preher, leri bashkeqeverisjet mbrapa se qeveria vendoset ne 25 qershor 

Komentuesi: O rame per denime me gjoba ju paguni milionat e eurove se I keni xhepat plot , burg rame burg atehere e meriton prap voten se po vazhdut kshu skeni gjo n terezi 

Rama: milionat e eurove ne xhepa shko tregoja ndonje tjetri, jo ketu, more vesh a jo? Dhe sa per burgun, une nuk jam as prokuror as gjykates dhe Pallati i Drejtesise se Re nuk ndertohet me komente ne facebook, po gur pas guri mbi themelin e Vetingut! Keshtu qe s’ta kam une fajin as ty dhe as kujtdo tjeter qe cerekshekulli nuk u be shtet e as drejtesi, po rrumpalle! Une pergjigjem per 44 muajt e fundit ku kemi bere reforma qe po te ishin bere 24 vjet me pare do ishim duke bere biseda te tjera sot… Shendet e durim dhe voto PS se s’ka asnje garant tjeter per te luftuar per Shqiperine qe do 

Komentuesi: pse o zot nuk ua merr shpirtin te gjithve politikaneve shqiptare te majte dhe te djathte. Shpresoj qe te gjith te vdisni shpejt e shpejt se keti populli I keni marr shpirtin avash avash. Amen pse o zoti ke krijuar nje tufe delesh qe e kuptojn nga po vjen ujku dhe perseri shkojn ne drejtim te tij. Pse ? Pse terroristat vrasin njerez te pafajshem nuk vrasin politikanet ??? Pse ????? ishalla zoti u jep drejtim gjonave se as edi dhe as luli nuk do i japin kurr as ato dy fisderrat Iliri me Saliun 

Rama: Bruins, lere zotin rehat dhe ushqe mendjen me lexime, se qenke shume rende 

Komentuesi:  Mos u tall me denimin 500 000 leke dhe prokurori kerkon pafajsine e Mediun ne kupolen e vetingut 

Rama: Mediu s’eshte ne asnje kupole Vetingu, Vetingun do ta bejne komisionet e eksperteve dhe partneret nderkombetare, prandaj mos fol pa lidhje per gjera qe s’je i informuar! 

Komentuesi: Po vjen Vetingu? Ai i shkret ka kohe qe eshte nis per te ardhur por sa klecka do gjeni ju rruges dhe as per te ardhur nuk ka. 

Rama: Ti mua me merr te keqen Endry, sepse nese ty te dukemi te gjithe njesoj ky s’eshte problemi im, po qe ne kete beteje historike per drejtesine jam ne balle bashke me Partine Socialiste nuk ka qorr e shurdh dhe jo me njeri me dy sy e me dy veshe qe ta mohoje 

Komentuesi: Vendim gjykate i marr nen presionin tend Edi, besoj se kishte mjaftueshme te verteta ne cfare jane thene, pavarsisht se te djeg. 

Rama: Viola, lexo sa me shume xhan qe te flasesh bukur, te shkruash mire shqipen dhe te mos besh papagallin e kujt t’i thote gjerat sipas interesit! Jo vetem qe une nuk bej asnje presion mbi gjykatat, por shpifjet nga te vertetat i ndajne faktet e kush nuk i provon dot para gjykates ato qe thote per dike tjeter, quhet SHPIFES! 

Komentuesi: Ishalla iu kap te gjitheve vetingu o zot 

Rama:  Erjon ti e paske ne terezi, veture po, birra po, vere po, vec te thuash ishalla per cdo gje tjeter te ka mbetur 

Komentuesi: O gjigand po ju pd-ps jeni njelloj. Apo ju te ps jeni te ndershem 

Rama: Po te ishim njelloj o flori edhe Shqiperia sot do ishte njelloj me ate qe ishte para 44 muajsh; edhe policia njelloj; edhe librat e shkolles njelloj; edhe qytetet njelloj; edhe ekonomia do rritej njelloj me zero presje dicka e jo me 3.5% dhe njelloj do vidhej energjia nga gjysma e miletit ne kurriz te gjysmes tjeter… Do me Eris?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat