Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për atentatin mafioz në Vlorë ku humbën jetën dy persona, pronari i televizionit lokal Erven Hyseni dhe drejtori i OSHEE Vlorë, Roland Saliu.
Në një status në facebook, Berisha shkruan se ky është narko-shteti i Noriegës, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama. Berisha sjell në vëmendje edhe sasi prej rreth 1 ton që u kap mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Tronditet Vlora!
Bilanci i sotem i narko-shtetit te Norieges:
– ekzekutohen ne Sheshin e Flamurit ne nje atentat mafioz, drejtori i OSHEE dhe pronari i nje televizioni lokal.
– ekzekutoret, sipas rregullit ikin ne drejtim te panjohur.
– Kapet dhe nje ton kanabis!
Te bashkohemi te gjithe kunder narko-shtetit te Norieges! sb