Atentati në Vlorë, reagon Gjiknuri: OSHEE humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar

Shqipëria

Atentati në Vlorë, reagon Gjiknuri: OSHEE humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar

Më: 25 maj 2017 Në ora: 07:50
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka reguar në lidhje me atentatin mafioz në Vlorë, ku humbën jetën dy persona, ndër to dhe drejtuesi i OSHEE-së në qytetin bregdetar.

Gjiknuri shpreh ngushëllimet e tij për familjen e Roland Saliut përmes një letre të shkurtër.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike te mikut dhe bashkëpunëtorit të shkëlqyer Roland Saliu.

Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten Olën dhe tre fëmijët, të cilët humbën tragjikisht njeriun e tyre më të dashur.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar.

Qyteti i Vlorës humbi njeriun që u përpoq çdo ditë të jetës së tij ti shërbente qytetarëve. Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Lamtumirë i dashur Landi!”- shkruan Damian Gjiknuri.

Këtë pasdite në Vlorë një grup atentatorësh të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku drejt shefit të OSHEE-së në Vlorë si dhe ndaj drejtuesit të një TV-je të qytetit, Erven Hysenit. Roland Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa Hyseni, i cili ishte dhe objektivi i atentatit humbi jetën në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat