Kush është drejtori i shkollës që ngacmoi dy nxënëset në Berat

Shqipëria

Kush është drejtori i shkollës që ngacmoi dy nxënëset në Berat

Më: 25 maj 2017 Në ora: 11:02
Yzedin Hajdaraj

Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme drejtorin e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në këtë qytet.

Në pranga është vënë  Yzedin Hajdaraj pas kallëzimit që i kanë bërë dy nxënëse në polici se i ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij.

Mësohet se dy vajzat kishin shkuar në zyrën e tij për të biseduar për një provim të mbartur, ndërsa aty vajzat pretendojnë se janë ngacmuar nga drejtori.

Hajdaraj, përveç se mbante postin e drejtorit, jepte edhe lëndën e Matematikë-Fizikës në këtë shkollë.

Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe kallëzim në Polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat