Luan Rama i thur vargje LSI-së

Shqipëria

Luan Rama i thur vargje LSI-së

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:52
Luan Rama

I njohur për krijmtarinë e tij dhe pasionin për poezinë apo këngët me çifteli, nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka befasuar sërish qytetarët, të cilët nuk prisnin vargje nga një politikan.

Ka zgjedhur Kukësin, ku është sot, për t’u drejtuar simpatizantëve të mbledhur disa vargje, të cilat i ka krijuar posaçërisht.

”Sa të ketë fjalë e besë Malësia

del e para LSI-ja

sup më sup lidhur si malet

LSI-ja kurrë nuk ndalet”, janë vargjet e Luan Ramës - shkruan Shuplaka.

Në qytetin e Kukësit Rama ka prezantuar kandidatët për deputet të LSI-së, duke theksuar se LSI është forcë e parë dhe do të qeverisë  për qytetarët, jo për kryetarët.

“Edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlament. Selvi Beçaj zgjedhja më e mirë për Kukësin dhe ju ftojmë të zgjidhni një vajzë Kukësi jo një të importuar”, ka thënë mes të tjerash Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat