Turistë nga Norvegjia vizitojnë Përmetin

Shqipëria

Turistë nga Norvegjia vizitojnë Përmetin

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:56
Permet

Përmeti po kthehet në një industri të konsoliduar të turizmit histork,natyrorë dhe të aventurës. Përmetarët tashmë po e shohin nga afër të ardhmen e zonës që mbetet agroturizmi dhe po investojnë në këtë drejtim. Investimet afatshkurtra dhe afatgjata mbeten i vetmi burim punësimi e të ardhurash.

Janë të shumtë turistët  vendas e të huaj që vizitojnë Permetin sidomos në stinën e verës. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.

Veç natyrës së bukur, kanioneve të Vjosës dhe banjave të Bënjësnë Përmet gjenden dhe shumë monumente të kultit dhe historike si  kasha e Shën Mërisë e shekullit Xll në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos,  Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur,muzikantë të nivelit si Mentor Xhemali,Laver Bariu që janë përkujdesur për muzikën oërmetare.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare si skulptori Odhise Paskali,Nonda Bulka etj. Janë të shumtë edhe monumentet e naturës dhe të kulturës në zonën e Përmetit. Turistët preferojnë ta vizitojnë këtë qytet dhe krejt zonën ku shtrihet rrethi i Përmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat