Rama ecën krah Merkel dhe Trump me duar në xhepa, ja si përpiqet të afrohet pranë tyre

Shqipëria

Rama ecën krah Merkel dhe Trump me duar në xhepa, ja si përpiqet të afrohet pranë tyre

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:05
Rama shihet të ecë krah krerëve të Ballkanit, Angela Merkel dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump

Një video ka tërhequr vëmendjen e mediave, ku Rama shihet të ecë krah krerëve të Ballkanit, Angela Merkel dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump gjatë samitit të Nato-s në Bruksel.

Një gjest në ecje i kryeministrit Rama nuk është komentuar mirë nga mediat, pasi ai ka rënë në sy për shkak të ecjes së pazakontë me duar në xhepa. Ndërkohë të gjithë udhëheqësit e tjerë ecin të shpenguar, normalë, asnjë prej tyre nuk i mban duart në xhepa, kjo nuk është pritur mirë nga mediat vendase të cilët e kanë quajtur këtë veprim të Ramës si arrogant.

Po ashtu një detaj që vihet re në videon më poshtë është se Rama ka ecur në mënyrë të tillë që të afrohet drejt qendrës ku ndodhen Trump dhe Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat