A u tregua Meta i dobët që shkoi President? Si përgjigjet Monika Kryemadhi

Shqipëria

A u tregua Meta i dobët që shkoi President? Si përgjigjet Monika Kryemadhi

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:29
Monika Kryemadhi

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” , po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Meta u tregua që shkoi President, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se nuk ishte diçka që e kishte habitur, dhe me të cilën nuk ishte dakort.

“Unë për veten time e kam marrë vesh kur firmosa për deputete. Edhe nuk isha dakort me thënë të drejtën, u çudita. Meta është themeluesi i LSI-së dhe është promotori i të gjitha strukturave të LSI-së. Por, ka ardhur koha ndoshta që Meta t’i hapë rrugën të rinjve,” tha Kryemadhi.

Në debat u përfshi edhe gazetari Fatos Lubonja, i cili tha se Monikës i leverdis ta thotë këtë sepse sipas tij më mirë sulmon Metën se sa ta identifikojë atë si të dobët, shkruan BalkanWeb.

“Mendimi i parë që më vjen është që Monika ka marrë këtë rol, se këta teatër bëjnë, se i leverdis më mirë, të sulmojë edhe Metën se sa duke u identifikuar si të dobët,” tha Lubonja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat