Blushi lëshon bombën: Rama më ofroi postin e Metës, por me një kusht...!

Shqipëria

Blushi lëshon bombën: Rama më ofroi postin e Metës, por me një kusht...!

Më: 25 maj 2017 Në ora: 23:53
Ben Blushi

Ben Blushi ka zbuluar një detaj që askush nuk e priste.

Kreu i LIBRA-s ka treguar si vitin e kaluar, Kryeministri Rama i ka propozuar atij postin e kreut të kuvendit.

I ftuar në emisionin Opinion, Blushi ka thënë se në korrikun e vitit 2016, kohë në të cilën koalicioni PS-LSI ishte në krizë për shkak të bojkotit opozitar dhe ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, Kryeministri i ka ofruar postin e Metës, Ben Blushit.

“Me 10 korrik nuk kanë lënë gjë pa bërë. Rama vetë më gjithë ministrat e vet më kanë marrë në telefon. Voto për qeverinë time se Meta do të iki dhe ti do të bëhesh kryetar Kuvendi.

Unë thash jam duke ikur dhe ika në fakt. Madje ata kanë dalë me trastë në dorë nga Tirana në Durrës për të marrë vota nga PD, dhe thanë se disa i kanë blerë” tha Blushi.

Kujtojmë se në atë kohë Blushi ende nuk ishte larguar nga PS.

Blushi ka sqaruar se në korrik qeveria ishte në krizë dhe se mund të rrëzohej me një largim të Metës nga koalicioni. 

Rama i kërkoi Blushit votën e tij për të mbajtur shumicën në parlament dhe në këmbim ai do t'i ofronte postin e kryetarit të kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat