Basha fle me makthe nga vettingu, Rama

Shqipëria

Basha fle me makthe nga vettingu, Rama

Më: 26 maj 2017 Në ora: 09:20
Kryeministri Edi Rama

Ëndrra që nuk të lënë të zgjohesh i quan kryeministri Edi Rama, zgjedhjet, vettingun si dhe raportin me ndërkombëtarët.

Por këto, nuk janë makthe të tijat, por të liderit të opozitës Lulzim Basha. Kryeministri duket se ka angazhuar stafin e tij për të bërë një video-montazh ironik kundër Partisë Demokratike. Një person që ironizohet të jetë kreu I PD-së Lulzim Basha është në gjumë dhe shikon ëndrra me vettingun, zgjedhjet dhe ndërkombëtarët që kalojnë mbi cadrën ku opozita shqiptare protestoi për tre muaj kundër qeverisë. Video është ndërtuar në formën e një reklame satirike, për dyshek Dormeo, që sipas Ramës, ka cilësi për gjumë të shëndetshëm. Kështu – shkruan Rama – “nuk ja vlen me u zgju. Republika e ëndrrave që s’të lënë të zgjohesh”, shkruhet në video.

Ndërsa postimin Rama e ka shoqëruar me një status, ku referuar gjendjes së PD-së që ai shfaq, i bën thirrje demokratëve që të mendohen për kë të votojnë më 25 qershor, në zgjedhjet parlamentare që mbahen në Shqipëri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat