Manjani reagon ndaj Ramës: Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm t****n

Shqipëria

Manjani reagon ndaj Ramës: Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm t****n

Më: 26 maj 2017 Në ora: 13:33
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me Samitin e NATO-s në Bruksel.

“Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm trapin! Dëshirë për t’u takuar me ‘turpin e njerëzimit’?! Nuk e dimë më se cili është turpi!”, shkruan Manjani në “Twitter”.

Rama, ishte i pranishëm në Samitin e liderëve të NATO-s, ku morën pjesë kancelarja e Gjermanisë Merkel dhe presidenti amerikan Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat