Meta: Roli i Parlamentit duhet të jetë edhe më i fortë

Shqipëria

Meta: Roli i Parlamentit duhet të jetë edhe më i fortë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:29
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Projektit të Binjakëzimit, me financim nga Bashkimi Evropian, “Fuqizimi i mëtejshëm i Kuvendit të Shqipërisë në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Tema e këtij aktiviteti ishte jetë “Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, sfidat dhe perspektivat” dhe në të ishin të pranishëm përfaqësues së Parlamentit grek dhe Senatit të Republikës së Italisë, të Kuvendit të Shqipërisë, të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësues nga ministritë dhe institucionet e pavarura shtetërore, përfaqësues së trupit diplomatik, të organizatave ndërkombëtare, OJQ dhe media.

Duke marrë fjalën Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta shprehu kënaqësinë për nisjen e këtij projektit të binjakëzimi mes Kuvendit të Shqipërisë në bashkëpunim me Parlamentet e Italisë dhe Greqisë, dy vende tejet të rëndësishme për Shqipërinë dhe avokate të palodhura e të fuqishme të vendit tonë për integrimin evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interes kryesor kombëtar dhe objektiv strategjik i Shqipërisë që në fillim të viteve 1990. Nuk ka asnjë dyshim se vizioni ynë drejt BE, mbështetet në një konsensus të gjerë të klasës politike dhe të gjithë shoqërisë shqiptare sepse integrimi i plotë i Shqipërisë në familjen evropiane, konsiderohet si alternativa e siguritë drejt një demokracie të qëndrueshme, një shoqërie moderne dhe një ekonomie të zhvilluar për qytetarët tanë. Nëse e kthejmë pas vështrimin ndër vite, është e qartë se Shqipëria ka arritur përparime të rëndësishme në kuadër të procesit të integrimit evropian. Hapi më i fundit substancial u hodh në qershor 2014, kur Këshilli Evropian miratoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, - deklaroi Meta.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit theksoi se gjatë këtij procesi të gjatë e plot sfida, e me synim hapjen e bisedimeve për anëtarësim, Kuvendi ka patur dhe ka ende një rol thelbësor.

“Natyrisht që edhe më shumë mund të ishte bërë nëse do të kishim evituar apo moderuar më mirë disa konflikte të panevojshme politike. Puna jonë ka qenë e fokusuar në avancimin e reformave të nevojshme me qëllim adresimin e 5 prioriteteve kyçe të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një prej angazhimeve më madhore dhe më komplekse ka qenë në kuadër reformimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë. Në 22 Korrik 2016 Kuvendi ynë miratoi me unanimitet amendimet kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, kemi punuar për reformimin e kompetencave kryesore të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë duke synuar një sistem drejtësie në përputhje me praktikat më të mira dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, - shtoi Meta, teksa u ndal në përparim,et e rëndësishme që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë gjatë 4 viteve të fundit në drejtim të përmirësimit të funksionimit të tij në linjë me praktikat më të mira të parlamenteve Evropiane. 

“Por jemi të ndërgjegjshëm se një demokraci në zhvillim si kjo e Shqipërisë, ka të domosdoshëm një Parlament edhe më të fortë, edhe mbikëqyrës edhe më profesional. Ndaj shprehim mirënjohjen me Bashkimi Evropian që mbështet këtë projekt binjakëzimi, që do të forcojë më tej kapacitetet e Kuvendit të Shqipërisë në fazat e mëtejshme të integrimit evropian, ku kërkohet më tepër profesionalizëm. Dua të falënderoj Bashkimin Evropian, për financimin e këtij projekti si dhe për asistencën dhe ndihmën e vazhdueshme që i akordon Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera përmes projekteve në kuadër të IPA-s, me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre për të përballuar më me sukses sfidat e integrimit”, u shpreh ndër të tjera Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta në fjalën e tij.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat