‘Kryeministër, tani e keni litarin në fyt’, Rama: As unë, e as PS, por duam që…

Shqipëria

‘Kryeministër, tani e keni litarin në fyt’, Rama: As unë, e as PS, por duam që…

Më: 27 maj 2017 Në ora: 10:19
Kryeministri Edi Rama

Replika mes kryeministrit Rama dhe komentuesve dhe ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

Shumë e akuzojnë se po kërkon vota, por nuk ka mbajtur premtimet, emigrantët i ankohen se nuk votojnë dot, të tjerë e akuzojnë për zhvillimet e fundit ne detin e jugut me Greqinë e disa se po bën qeveri me ata që akuzonte.

Te gjithëve kryeministri u ka rezervuar nga një përgjigje. Lexoni me poshte replikat mes tyre.

REPLIKAT 

Komentuesi: Tani nis pjesa e dyte z. kryeministër se tani e keni litarin te fyti a skeni faj ju jo keni gjet kete popull dele ju.

Rama: litarin ne fyt nuk e kam as une e as PS, po nuk dua qe Shqiperia te rrezikoje rikthimin e litarit ne fyt, prandaj duam nje mandat te plote per te mbajtur timonin e reformave pa te tjere ne preher!

Komentuesi: Ishalla jo….se do na hapsh Prap Koprativat Bujqsore Jam i Sigurt …me mir vazhdo si Piktor

Rama: Ramiz Hasanpapaj ti shko tek Republika e Re me Saliun, Lulin dhe ata qe e bene Shqiperine lule deri ne 2013! Mos humb kohe ketu vella dhe te fala andej nga Republika e Re e Nard Ndokes

Komentuesi: Une vi nga familje socialistesh me dekada , por sjam aspak i kenaqur me qeverisjen tende sepse Po shtryll nje grusht popull te pafajshem, asgje ske ber keto kater vite vetem se qut me ne humner ket vend, Me keto ligje qe ke ven e ke shkaterruar popullin , Por je ne rregull ti sepse aq me shum ta varferosh nje popull aq me kollaj e qeveris brravo zoti Kryeminister

Rama: Andi, meso te shkruash shqip per veten tende dhe mos ushqe vetem makinen me karburant po edhe trurin me dije

Komentuesi: do bejm shtet thu ti,po shtet me ke do besh?….me fatmir gerdec mediun qe ma ke von tek komisioni i vetingut?

Rama: Eduart, komisionet e Vetingut nuk jane ngritur akoma dhe nuk jane me deputete, keshtu qe mos u mbyt ne nje luge uje miku im

Komentuesi: Nuk do ta krahasoja me pjese te pare e te dyte me mire ta krahasonit me raunde se do ishte me mire nese pesonit ndonje nokaut te dihet se e ke pas o nga puna e dobet qe ke bere ose ke nenvlersuar kundershtarin .

Rama: Shpetim, mos u merr me llojet e sporteve po merru me thelbin e mesazhit sepse ky nuk eshte sport, po fati i Shqiperise!

Komentuesja: Do ishte mire te na jepej e drejta votes zoti kryeminister edhe ne emigranteve

Rama: Alketa ti ke shume te drejte dhe eshte e pajustifikueshme qe ne cerek shekulli s’u be asgje per te regjistruar emigrantet shqiptare dhe per t’u dhene mundesine te votojne nga aty ku jetojne e punojne. Ne kemi filluar ta bejme, por eshte nje pune shume voluminoze dhe komplekse qe kerkon kohen e vet. Nderkohe une te lutem qe nese ti deshiron te thuash fjalen tende permes votes, te ngresh telefonin dhe deri ne 25 qershor te besh 10 vota te sigurta per Shqiperine qe Duam, qe gjerat te mos kthehen mbrapa po te vazhdojme rrugen e nisur me edhe me shume force e energji! Respekte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat