Muaji i Ramazanit, Nishani uron besimtarët

Shqipëria

Muaji i Ramazanit, Nishani uron besimtarët

Më: 27 maj 2017 Në ora: 14:17
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Me anë të një mesazhi, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

“Dita e nesërme shënon fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, nisjen e sakrificave, reflektimit dhe dhënies së provave pa fund të forcës së besimit”, ka thënë Nishani.

Me këtë rast, është shprehur ai, dëshiroj t’ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë e të mbarë!

“Si dhe të nënvizoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ky Rit shumëshekullor ka për shpirtrat e miliona besimtarëve anembanë botës, për forcën e brendshme të tyre si dhe për kthjellimin e mendjeve të tyre duke farkëtuar gjithmonë e më shumë besimin te i Plotfuqishmi”, thuhet në mesazhin e kreut te shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat