Figurat e PD-së që mbetën jashtë listave kanë marrë një ofertë?

Shqipëria

Figurat e PD-së që mbetën jashtë listave kanë marrë një ofertë?

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhi në zgjedhjet e 2017 garon me partinë e tij të quajtur Sfida. Menjëherë ps publikimit të listave për deputet të Partisë Demokrtike, ku u përjshtuan figurat më të hershme të kësaj partie, ai me anë të një statusi në “Facebook” u ka bërë thirrje të gjithë të përjashturve të bshkohen me partinë e tij. Fillimisht ai flenderon Lulzim Bashën duke u shprehur se me këtë listë ia bën më të lëhtë fitoren Sfidës.

Statusi i plotë:

Falenderoj pa masë liderin e PD-së për emrat që prezantoi në listën e kandidatëve për deputetë, sepse na e bën shumë herë më të lehtë fitoren ne, Sfidantëve të llumit, kulisave, baltës politike.

Shikojmë që kanë mbetur jashtë liste njerëz me një fije integriteti dhe janë listuar emra për ‘qoka’ dhe shlyerje basti.

U drejtohem të gjithë demokratëve që nuk e gjejnë veten në asnjë qëllim dhe pikë të programit të PD-së: bashkohuni me Sfidën për të rimëkëmbur idealin e demokracisë.

U drejtohem të gjithë ish të përndjekurve që u është shprishur gjaku dhe kujtimi për etërit, pasi janë listuar njerëz që vijnë nga hiçi, por janë bij të ca baballarëve të fuqishëm: ejani të provoni Sfidën më të vështirë- të ndërtojmë një moral politik në përputhje me dinjitetin njerëzor.

Ndihem i vlerësuar që nuk është kontestuar asnjë emër që konkurron për Sfidën.

Pasi çdonjeri prej tyre ka Curriculën e tij personale të vlerave, të personalitetit dhe integritetit. Moralja është zgjedhje, nuk është detyrim; ajo kuptohet dhe nuk është se i bindesh. Moralja është racionalja dhe arsyeja nuk pranon urdhra.

Ashtu si morali me të cilin kemi ndërtuar Sfidën Për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat