PD dërgon me vonesë listën e deputetëve, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e saj

Shqipëria

PD dërgon me vonesë listën e deputetëve, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e saj

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:24
Ilustrim

Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka publikuar në media listën e plotë me 140 kandidatë për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se gjatë ditës së sotme është plotësuar lista. Pra në KQZ janë emrat e 140 kandidatëve për deputetë të PD-së. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë dërguar vetëm një pjesë e emrave.

Institucioni që menaxhon zgjedhjet kishte parashikuar që sot në orën 18:00 të zhvillonte mbledhje, por më pas njoftoi se mbledhja është shtyrë për nesër në orën 12:00. E pyetur për arsyet e shtyrjes së mbledhjes, KQZ tha për Opinion.al se kjo ndodhi pasi janë shtuar dhe disa projektvendime te tjera, dhe administrata do kohe te beje verifikimet e emrat të kandidatëve për deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat