Rrëfehet Grida Duma: Ju tregoj pse nuk lind një fëmijë të dytë…

Shqipëria

Rrëfehet Grida Duma: Ju tregoj pse nuk lind një fëmijë të dytë…

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:45
Grida Duma me familje

Grida Duma është një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratikë. Ajo ftohet shpesh në panele televizive, në të cilët jep analizat e saj lidhur me fenomenet e ndryshme e sidomos situatën politike.

Kandidatja për Deputete e PD-së, Grida Duma ka rrëfyer për shumë ngjarje rreth jetës së saj në taksinë e Rudina Dembacaj te ‘Mos i fol shoferit’.

Grida është pyetur se pse nuk po sjellë një fëmijë të dytë në jetë?

“Mendoj se fëmijët sot janë një përgjegjësi ekonomike. Nuk dua që djali im ta nisë jetën nga zero, pa i lënë ne asnjë bazë. Darjeli është egoist dhe nuk ndjen për momentin nevojën për një motër apo vëlla”,- i është përgjigjur Grida pyetjes.

Në një moment, Rudina preku pjesën kur Grida është rrëzuar në Pallatin e Kongreseve dhe ky rast ka mbetur në mendjen e të gjithëve.

“Po jam rrëzuar. Edhe e di cfarë më ndodh tani? Këdo që shikoj që do të ngjisi dy-tre shkallë për të folur, më rikujtohet vetja dhe kam një instikt që ti jap dorën. Ka ndodhur kështu. Podi në të cilin duhet të hipja për të folur ishte i bardhë. Pjesa e poshtme ishte një gjë druri e bardhë. Unë, duke qenë se e bëj me pasion nuk e kam parë letrën në momentin 5-7 minutësh që kam folur përballë audiencës së sallës së madhe.

Po kemi parasysh se folësi është i bombarduar nga dritat. Sa më shumë ti mbajë sytë, ato e ulin aftësinë për të bërë dallimin. Mbasi mbarova, nuk e vura re dallimin mes podit dhe pjesës tjetër që vazhdonte e bardhë dhe nuk e kam parë ekzaktësisht ku mbaronte.

Në instikt gjithë problemi që pata në atë moment ishte që asnjë pjesë më e panevojshme. Se isha me fustan, se po të isha me pantallona s’do e kisha këtë alert të tmerrshëm. Problemi i gjithi ishte të mos dukej asgjë më keq se ç’duhej dhe e kam menaxhuar që të dukej rënia se asaj s’ke ci bën” ,– tregoi ajo.

Kur u pyet se cila nga koleget do të donin ta shtynin në atë moment, ajo tha duke qeshur: “Nuk e di sa janë kënaqur në atë moment. Edhe kur vjen situata që më shajnë, në mënyrë të paguar ose jo them se njerëzit në këtë popull shfryhen shumë pak. Nqs kjo është një element që i jep kënaqësi, është ‘OK’, le ti japë.”

Ndërkohë, vazhdoi të tregojë histori të tjera për jetën dhe karrierën e saj si politikane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat