Demokratëve ua bëjnë “puçin”, Basha e mbështetësit përfundojnë në spital

Shqipëria

Demokratëve ua bëjnë “puçin”, Basha e mbështetësit përfundojnë në spital

Më: 28 maj 2017 Në ora: 07:38
Ilustrim

Gjatë mitingut të Partisë Demokratike në ditën që lamë pas, janë “helmuar” një numër shumë i madh pjesëmarrësish në miting, të cilët i janë drejtuar spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se demokratët kanë probleme me sytë, ku disa kanë pasur vetëm enjtje dhe skuqje, ndërsa të tjerë edhe probleme me shikimin. Siç raportohet, në spital për të marrë ndihmën e parë ka shkuar edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Në këto momente ka ende qytetarë qe presin të marrin ndihmën e parë dhe të tjerë që janë rikthyer për shkak të problemeve.

Mjekësia ligjore ka nisur marrjen e provave ndërsa paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme. 

Në spital ndodhen për momentin disa ministra dhe përfaqësues të lartë të policisë që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat