Incidenti misterioz në mitingun e PD, reagon Presidenti Bujar Nishani!

Shqipëria

Incidenti misterioz në mitingun e PD, reagon Presidenti Bujar Nishani!

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:20
Bujar Nishani

Rreth 80 demokratë përfshi dhe liderin e opozitës Lulzim Basha i janë drejtuar spitalit të QSUT-së orët e para të mëngjesit pasi kishin djegie dhe irritim të fytyrës dhe syve.

Çështja mori përmasa të mëdha jo vetëm për shkak të numrit të madh të personave të prekur por edhe për shkak të misterit se nga çfarë ka ardhur ky helmim i demokratëve.

Mbi çështjen në fjalë ka reaguar dhe Presidenti Bujar Nishani, i cili shkruan se po ndjek me shqetësim situatën e rëndë të krijuar gjatë çeljes së fushatës së PD-së në Tiranë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Në lidhje me këtë situatë, një sërë agjencish janë duke hetuar në lidhje me misterin se çfarë ka shkaktuar këtë irritim të lëkurës dhe syve të qytetarëve. Jo vetëm policia dhe prokuroria, por edhe SHISH, SHIU dhe antiterroti janë angazhuar për të zbuluar shkaqet e incidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat