Ben Blushi ofertë Partisë Demokratike, por ka edhe një kusht

Shqipëria

Ben Blushi ofertë Partisë Demokratike, por ka edhe një kusht

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:41
Deputeti Ben Blushi

Deputeti Ben Blushi ka ironizuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, ku disa prej tyre  janë tërhequr nga gara.

Blushi shkruan në një status në rrjetet sociale se ka mund t’i ofrojë Partisë Demokratike t’i plotësojë listat nëse kjo e fundit nuk ja del dot.

Statusi i plotë i Ben Blushit

NJË OFERTË E SINQERTË PËR PD

PD ka rregjistruar vetem 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria. Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t’ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një cadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat