Rama ka një lajm të rëndësishëm për emigrantët: Hera e fundit që nuk votoni dot aty ku jetoni

Shqipëria

Rama ka një lajm të rëndësishëm për emigrantët: Hera e fundit që nuk votoni dot aty ku jetoni

Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:40
Edi Rama

Në "Komunikimin Javor" të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama u shpreh se 25 Qershori do të jetë dita e fundit që emigrantët nuk do votojnë aty ku jetojnë.

"Kjo është hera e fundit besoj që ju nuk mund të votoni direkt nga aty ku jetoni dhe banoni.

Ne kemi nisur punën për regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut të cilët për çerekshekulli nuk i llogariti askush.

Pa ju Shqipëria nuk do të kishte mbijetuar dot rrënimit ekonomik dhe social që mori përpara si dallgë e pandalshme shumë e shumë familje të zakonshme të këtij vendi në vitet e panumërta dhe të stërzgjatura të tranzicionit. Pa ju Shqipëria s'do kishte të ardhme, as suksese të panumërta njerëzish si ju.

Pa ju Shqipëria s'do ta kishte fuqinë sot e ëndrrave dhe shpresave që frymëzon shembulli juaj në familjet tona, sektorët e jetës të atdheut tonë të përbashkët.

E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013-ën dhe thonë se duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo. Kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe shumë mbetet për t'u bërë, por ama kemi dhënë provën që dimë të bëjmë shtet.

Na ndihmoni me votën tuaj, ndihmoni PS-në për të bërë shumë më shumë për "Shqipërinë që Duam.

Ngrini telefonat dhe kërkojuni njerëzve të mbështesin PS, për t'i dhënë këtij vendi të gjithë dinjitetin në sytë e fqinjëve dhe për të qenë atdheu që të gjithë duam", u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat