Flet ish-drejtori i shkollës ku mësuan Bregu dhe Basha, ja çfarë thotë për ta

Shqipëria

Flet ish-drejtori i shkollës ku mësuan Bregu dhe Basha, ja çfarë thotë për ta

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:43
Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu

Situata e krijuar brenda, Partisë Demokratike, që pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit ka sjellë përplasje dhe pakënaqësi të shumta.

Shumë zëra kritikë brenga kësaj partie u lanë jashtë listave gjë e cila ka shkaktuar jo vetëm reagimin e ture por sot kanë kërkuar edhe shkarkimin e kryedemokratit Basha.

Por të përfshirë në ketë situatë janë edhe persona të cilët janë jashtë politikës.

Edhe ish-drejtori i shkollës “Sami Frashëri”, Roland Kongoli, ka shkruar duke folur se si e shikon përplasje mes dy ish-nxënësve të tij, Lulzim Bashës e Majlinda Bregut.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ai tregon se si i ka njohur Bashën dhe Bregun.

Duke iu drejtuar Edit Harxhit, e cila shprehu rezervat për listat e PD, Kongoli shprehet se në kohën kur ai ishte drejtor i gjimnazit, Majlinda Bregu njihej si një vajzë me botë, ndërsa Lulzim Basha si një djalë shumë egoist.

“Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana.Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise,nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha.Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma.Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele,e cila per mua ishte nje vajze me bote,ndersa Luli shume egoist.Konkluzionet nxirini vete” shkruan Roland Kongoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat