Lista e PD në Tiranë, cilët emrat e njohur në zonën jofituese. Rritet numri i aleatëve

Shqipëria

Lista e PD në Tiranë, cilët emrat e njohur në zonën jofituese. Rritet numri i aleatëve

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:53
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka dorëzuar më në fund listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në fletën e votimit të Tiranës deri tani ishin të njohur për publikun vetëm 18 kandidatët e parë, ndërkohë që me listën e re, do të jenë plot 50 kandidatë, megjithëse deputetët në këtë qark janë 34.

Në pjesën jofituese të listës bie në sy emri i Ahmet Prencit, ish drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit dhe së fundmi i përfolur për ministër i Brendshëm teknik. Ai renditet i 20-ti në fletën e votimit.

Ndërsa më poshtë në pozicionin 22 është Mirela Tabaku, këshilltare e ish kryeministrit Sali Berisha dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Me publikimin e listës së plotë është shtuar edhe numri i partive aleate që janë futur nën siglën e PD-së.

Kështu, përveç 5 kandidatëve të parë nga aleatët që janë në listën fituese, janë shtuar edhe katër aleatë të tjerë.

Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat është i 32-ti në listë, Ylber Valteri, kreu i Partisë Bashkimi Demokratik është i 44-ti dhe Kostaq Papa i Partisë së Emigrantëve Shqiptarë është i 45-ti.

Por lista nuk përfundon këtu. Pjesë e saj është edhe Selami Jenisheri, kreu i Partisë së Pensionistëve, i cili u bë i famshëm në zgjedhjet e vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës me paditë e tij në Kolegjin Zgjedhor kundër Edi Ramës.

Aleatët në listën e Tiranës

Fatmir Mediu (PR)

Dashamir Shehi (LZHK)

Fuad Haxhiymeri (PAA)

Blendi Sulaj (PR)

Artur Roshi (PBKD)

Ylber Valteri (PBD)

Kostaq Papa (PESH)

Selami Jenisheri (Partia e Pensionistëve)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat