Basha çel fushatën në Gjirokastër: Të përmbyllim betejën tonë, Republikën e Re

Shqipëria

Basha çel fushatën në Gjirokastër: Të përmbyllim betejën tonë, Republikën e Re

Më: 31 maj 2017 Në ora: 02:15
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hapur sot pasdite fushatën elektorale në qytetin e Gjitokastrës, ku kryesuesi i listës është Tritan Shehu dhe ndjekur nga Roland Bejko.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij u shpreh se sonte , ne  këtë mbrëmje miqte e mi të nje qëndresë së madhe të 18 shkurtit, jemi këtu për ta çuar në fund betejën për Republiken e Re.

“Jam këtu me praninë e një liste për të përmbushur qëllimin tonë të Republikës së Re dhe Gjirokastra udhëheq me dy profesor, Tritan Shehu dhe Roland Bejko i lauruar në Paris. E bashkuar është opozita dhe e përcarë është qeveria sepse është opozita e tepsisë. Ne duam ndryshimin ata duan ta mbajnë siç janë”, tha Basha.

Basha ftoi qytetarët e Gjirokastrës që të bëjnë një bilanc para se të votojnë me 25 qershor, ku theksoi se vuan ne varferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat