Rama në Rrëshen: Na duhet një votë kuqezi për t’i dhënë timonin e qeverisjes Partisë Socialiste

Shqipëria

Rama në Rrëshen: Na duhet një votë kuqezi për t’i dhënë timonin e qeverisjes Partisë Socialiste

Më: 31 maj 2017 Në ora: 18:28
Edi Rama

Rama e cilësoi sheshin qëndror të qytetit të Mirditës si një shesh Europian të transformuar falë punës së kryebashkiakut Ded Ndreca dhe bashkepunimit me qeverinë.

Duke folur për kandidaten e parë të PS për qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla, Rama tha se, ka udhehqur reformën në arsim,falë të cilës sot ne jemi ën rrugëne c;lirimit tpërfudnimtar të shkollës nga pasha e qindra teksteve që u morën frymën nxënësve dhe ëmsuesve që ishin vetëm fryt I korrupsionit. Sot falë kësaj reforme fëmijët kanë filluar të studiojnë em librat mëtë mirë që njeh Europa.

Rama ftoi të gjithë votuesit që t’i lënë mënjanë tifozlliqet, por të mendojnë për të ardhmen. “Na duhet një votë kuqezi për ti dhënë timonin e qeverisjes Partisë Socialiste, pa na detyruar të mbajmë të tjerë në prehër, të cilët nuk na lënë të drejtojmë timonin për arsye të ndryshme”, tha Rama.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë u shkatërrua apo nuk u bë për çerkeshekulli. Ne mbajmë përgjegjësi për çfarë kemi bërë për 44 muaj. Por ne kemi dhënë provën se Shqipëria mund të bëhet shtet, modern europian ku secili të kontribuojë sipas asaj që fiton, sipas asaj që kosumon dhe shteti ti gjendet pranë secilit sipas asaj që i takon. Në 44 muaj kemi hedhur themelet për të bërë shtet”, tha Rama.

“Çdo kthim mbrapa është humbje e kushedi sa viteve”, tha Rama, duke u shprehur se “u premtuam shqiptarëve se do ua heqim nga qafa gjyqtarët e korruptuar. Ju thamë do bëjmë vetingun që kush është gjykatës dhe prokuror i korruptuar të hyjë në burg. Kush është gjykatës dhe prokuror i ndershëm të jetë pjesë e pallatit të ri të drjetësisë. Sot jemi ën momentitn kur ngrihen komisionet. Dhe ju do ta shikoni shumë shpejt sesi në vjeshtë sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë shuëm më ndryshe. Do kenë frikë dhe nga qytetari më i thjeshtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat