Basha, Metës: Merre me qetësi, SHPK-ja jote merr fund në 25 qershor

Shqipëria

Basha, Metës: Merre me qetësi, SHPK-ja jote merr fund në 25 qershor

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:55
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Nga Kruja kreu i PD-së Lulzim Basha ka thumbuar Ilir Metën, presidentin e ardhshëm.

“Tregtarit të Vendekut, qw u zgjodh president si akt i fundit i republikws sw vjetwr, dua ti  them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor. Sistemi i skllavërimit tw votuesve dhe klientelizmit politik merr fund më 25 qershor.

Pazaret politike marrin fund në 25 qershor. Opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do të qeverisin republikën e re.

Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat