“U kërcënova që të mos bëj fushatë”, 35-vjeçari nga Rrësheni denoncon rastin

Shqipëria

“U kërcënova që të mos bëj fushatë”, 35-vjeçari nga Rrësheni denoncon rastin

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 18:35
Policia e shtetit

Një tjetër denoncim ka ardhur nga qyteti i Rrëshenit, sa i takon kërcënimit të qytetarëve të përfshirë në fushatën elektorale.

Burime nga policia bëjnë me dije se një i ri është telefonuar dhe kërcënuar që të mos dilte më dhe të bënte fushatë elektorale.

Denoncimi është bërë nga 35-vjeçari me inicialet A. M., banues në Rrëshen. Ky i fundit ka kallëzuar se 3 ditë më parë është kanosur me anë të telefonit, nga një person i panjohur, për të mos bërë fushatë elektorale në qytetin e Rrëshenit.

Ndërkaq, pas marrjes së denoncimit uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat