Basha ironizon Metën: Bjeri daulles sa të duash

Shqipëria

Basha ironizon Metën: Bjeri daulles sa të duash

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 11:17
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ironizuar ish-kreun e LSI Ilir Meta, duke i thënë që “le t’i bjerë sa të dojë daulles”, duke ju referuar veprimit të djeshëm të kryeparlamentarit.

Gjatë hapjes së fushatës në Kukës, Basha sulmoi sërish LSI-në duke e quajtur “SH.P.K” dhe se pazari politik do të marrë fund me Republikën e Re.

“Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta, daulleve nuk do të ketë pasur më shi për tokat e “shpk”-së. Tokat e “shpk”-së nuk do të kenë më shiun pushtetit. Pazari i vjetër politik i politikës së vjetër merr fund e bashkë do ta themelojmë republikën e re dhe unë do të punoj natë e ditë që shpresat të kthehen në projekte”, tha Basha nga Kukësi.

Kujtojmë se dje Ilir Meta ishte në Kukës dhe improvizoi duke i rënë daulles së bashku me Luan Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat