Basha në Tropojë: Rama do timonin por makinës i ka djegur motorin

Shqipëria

Basha në Tropojë: Rama do timonin por makinës i ka djegur motorin

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 15:23
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhej sot në Tropojë në një takim me banorët vendas është shprehur se tashmë është koha të hapen dyert e Shqipërisë evropiane.

“Nën logon e partisë së demokracisë të themeluar nga Azem Hajdari dhe Sali Berisha, tani ka ardhur koha të hapim derën e Shqipërisë evropiane”, është shprehur Basha.

Ndërkohë kreu i opozitës ka sulmuar gjithashtu edhe Kryeministrin Rama, për të cilin është shprehur se nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të bëra.

“Rama premtoi shendetësi dhe taksa të ulëta, 300 mije vende pune, çmim më të ulët karburanti dhe asgjë s’bëri ndaj ka frikë debatin. Për këtë arsye fushatën e ka kthyer në teatër batutash dhe citianesh. Ndaj flet për timonin, sepse makinë s’ka më se ja dogji motorin”, tha kryedemokrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat